fbpx
Ushqimet që shërbejnë si ilaçe shtëpiake në shërimin e dhimbjeve në këmbë

Ushqimet që shërbejnë si ilaçe shtëpiake në shërimin e dhimbjeve në këmbë

  01 Jul 2021

Dhimbjet në këmbë janë problem i zakonshëm, nga i cili preken njerëz të të gjitha moshave.Disa dhimbje shfaqen në të dyja këmbët apo vetëm në njërën.Disa prej dhimbjeve janë thjesht të padurueshme, e para se të përcaktoheni për ilaçe ju sugjerojmë disa ilaçe shtëpiake.

SHAFRANI

Një ilaç shtëpiak kundër dhimbjes në këmbë është shafrani, i cili përmban antioksidues dhe përbërës kundër inflamacioneve. Përbërësi kurkumina në shafran përmban një numër të madh molekulash që luajnë rol kyç në dhimbje dhe inflamacion. Përzieni 1 lugë shafran pluhur me vaj të ngrohur susami dhe përgatiteni pastën. E vendosni në vendin me dhimbje, prisni 30 minuta dhe e shpëlani me ujë të vakët.

Lexoni edhe:
Lëngu nga domatja dhe limoni, që heq kilogramët dhe helmet

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës po ashtu ndihmon në largimin e dhimbjes nga këmbët. Është e pasur me kalium, kalcium dhe mineralet tjera esenciale që lehtësojnë dhimbjet dhe inflamacionet. Derdhni 1-2 gota uthull në enën e madhe me ujë, apo edhe në vaskë. Mbani këmbën aty për 30 minuta, njëherë në ditë për disa ditë rresht.

LËNGU I VISHNJAVE

Nëse aktivitetet fizike ju shtojnë dhimbje në këmbë, atëherë pini lëngun e vishnjave. Lëngu i vishnjave është i pasur me përbërës kundër inflamacioneve që parandalojnë lëndimin e indeve dhe dhimbjet. Hani ½ e gotës me vishnja të freskëta ose pini 1 gotë me lëngun e tyre, çdo ditë.

LIMONI

Limoni është i pasur me antioksidues që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në këmbë. Ndihmon në mbajtjen në nivel të pH-së në trupin tuaj, që në shkëmbim parandalon dhimbjen dhe inflamacionet. Përzieni sasi të barabarta të lëngut të limonit dhe të kastorit. Përdoreni duke bërë masazh vendeve ku ndjeni dhimbje, 2 deri 3 herë në ditë, po ashtu, pini lëngun e 1 limonit të përzier me mjaltë, dy herë në ditë.

VITAMINA D

Njerëzit me mungesë të vitaminave D ndjejnë dhimbje në këmbë, në shpinë dhe dhimbje në trup. Për më shumë, kjo vitaminë ndihmon në rregullimin e dy mineraleve – kalciumin dhe fosforin, që janë esenciale për funksionimin e nervave dhe të muskujve. Për ta luftuar këtë dhimbje, ekspozojuni më shumë në diell, 10 deri 15 minuta në ditë. Po ashtu hani ushqime të pasura me vitamina D, si salmoni, sardelet.

KALIUMI

Mungesa e kaliumit po ashtu mund të kontribuojë në dhimbjen e këmbëve. Kaliumi është një nutrient i rëndësishëm, që nevojitet për funksionimin e muskujve dhe të nervave. Po ashtu parandalon dehidrimin. Hani për çdo ditë ushqime të pasura me kalium, për të ndaluar dhimbjen në këmbë. Hani patate dhe patate të ëmbla, banane, kumbulla, lëngun e kumbullave të thara, lëng të domateve.

(Kosova Sot Online)