Tetë arsyet se përse shkaktohet sulmi në tru

Tetë arsyet se përse shkaktohet sulmi në tru

  19 Apr 2019

Sulmi në tru është shkaktari i pestë i vdekjeve në SHBA, ku 800,000 njerëz pësojnë sulm të tillë çdo vit, gjë e cila i bie një person për çdo 40 sekonda.

Rreth 40% e njerëzve që vdesin nga sulmet e trurit janë meshkuj, ndërkaq 60% tjerë janë femra, transmeton Telegrafi.

Sulmi në tru është ngjarje e papritur vdekjeprurëse, e cila, edhe nëse nuk përfundon me vdekje, mund të shpijë në shumë probleme tjera shëndetësore, siç janë:

– Humbja e memories
– Vështirësi për të menduar qartësisht
– Vështirësi për të kuptuar dhe arsyetuar
– Mpirje
– Humbje të lëvizjes së muskujve
– Ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të temperaturave
– Paralizë totale
– Probleme me gëlltitje apo komunikim
– Probleme emocionale
– Dhimbje

Janë dy lloje të sulmet të trurit. E para është sulmi ishemik, i cili ndodh kur qarkullimi i gjakut bllokohet. Sulmi i dytë është ai hemorragjik, i cili ndodh kur ka gjakderdhje në tru.

Këta janë shkaktarët më të zakonshëm të sulmit të trurit:

– Shtypja e lartë e gjakut është shkaktari më i zakonshëm i sulmit në tru, pasi që i dëmton arteret

– Kolesteroli i lartë gjithashtu shpie në sulm të trurit, pasi shkakton akumulim të substancave të ndryshme në artere, të cilat e bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe shpijnë në sulm

– Sëmundjet e zemrës, siç janë valvolat defektive të zemrës, rrahjet e parregullta, etj., mund të shpijnë në sulm të trurit

– Mosha, pasi që personat mbi 55 vjeç janë më të rrezikuar nga ky fenomen

– Konsumimi i madh i alkoolit i rritë në mënyrë drastike rreziqet për sulm në tru

– Mungesa e aktivitetit fizik dhe mbipesha ndërlidhen direkt me sulm në tru

– Duhani, pasi që e rritë shtypjen e gjakut, e trashë gjakun dhe e dobëson funksionin e mushkërive

– Medikamentet e ndryshme. /Telegrafi/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.