fbpx

Përse ta konsumoni pjeprin?

  01 Jun 2021

Pjepri është ushqim ideal për freskim gjatë ditëve të ngrohta të verës. Pa frikë mund ta konsumojnë edhe personat me mbipeshë, sepse në 100 gr ka vetëm 34 kalori, pak sheqer pa marrë parasysh se është e ëmbël dhe 91 gr ujë. Pjepri përmban shumë kalium, si dhe vitamina A dhe C. Nëse jeni në dietë, pjepri është zgjidhja ideale. Mund të hani së të doni, pa menduar për numrin e kalorive. Fshehtësia e pjeprit është në sasinë e ujit. Jo vetëm se ua shuan etjen, por edhe do t’ju mbrojë nga dëmtimet e diellit.

Lëngu i pjeprit ju ndihmon të mbroheni nga rrezet e dëmshme të diellit. Janë të pasura me antioksidues, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen nga radikalët e lirë, të cilët e dëmtojnë lëkurën. Pos frytit, i cili është i mirë për largimin e ujit tepricë nga organizmi, mund të hani edhe farat e thata të pjeprit, që u sugjerohen sidomos personave që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përmban shumë kalium, vitamina A, C, kalcium, magnez, fosfor dhe biotinë. Kaliumi i ndihmon organizmit në heqjen qafe të natriumit duke ulur shtypjen e gjakut. Vitamina A dhe C, së bashku e mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe plakja e hershme.

(Kosova Sot Online)