Pastroni zorren dhe shfryni barkun/ Ja cfare duhet te beni qe te keni barkun e sheshte

Eshte nje regjim ushqimor i projektuar per t’i dhene ‘buzeqeshje’ zorreve tuaja dhe emrin e sakte e ka Dieta Swift. Kathie Maddona Swift eshte krijuesja e saj dhe ne librin e saj “Dieta e zorreve te shendetshme” ajo tregon programin qe ka ndihmuar mijera gra te largojne kilet e teperta.
Ato humben peshe perfundimisht dhe u kujdesen per shendetin e aparatit tretes permes ushqyerjes korrekte.

Per kater jave ju mund te keni nje bark te sheshte dhe kjo diet ju ndihmon per te kuruar shqetesimet e lidhura me peshen e teper.
Fale filozofise se saj te pasur mund te dobesoheni ne menyre definitive duke eliminuar meteorizmin dhe fryrjen.

Dieta Swift eleminon dhimbjen e stomakut , rrit aftesine e perqendrimit, nivelin e energjise , shendetin e lekures dhe permireson tretjen.

Kujdes nga sheqeri

Nese vuani nga probleme te zorres se trashe duhet t’i perdorni me moderim dhe kujdes.

Personat qe konsumonin sheqerna te shtuara ne regjimin e tyre shfaqnin risk te dyfishte per te humbur jeten nga kardiopatia, sipas nje studimi te pese viteve me pare.

Zgjidhni yndyra….por me kujdes

Duhet te dini cilat yndyrna te zgjidhni sepse ato nuk jane me armiq te dietes. Gjalpin perdoreni ne doza te limituara dhe evitoni vajrat vegjetale industriale dhe yndyrat me origjine shtazore. Keto vajra ushqejne bakteret e keqija te zorreve.

Reduktoni ‘FodMap’

Ushqimet si djathrat, kosin e sojes, qepet, hudhrat, mollet, dardhat, elbin dhe grurin qe fermentohen lehtesisht nga bakteret e zorreve dhe mund te favorizojne akumulimin e gazit dhe enjtjen duhet ti reduktoni.Nuk keshillohen te perjashtohen ne plan afatgjate pasi keto ushqime sigurojne gjithashtu fibra te rendesishme dhe veti probiotike.
Mbeshtetuni tek prebiotiket

Mbetetuni tek regjimet ushqimore qe perfshijen prebiotiket: asparaget, tersheren, bajamet, bananet, perimet me gjethe jeshile, topinamburin.
Keto ushqime permbajne perberes dhe fibra qe ushqejne bakteret e zorreve duke gjeneruar nenprodukte te fermentimit qe i bejne mire shendetit.

Drithera integrale

Zgjidhni drithera integrale qe jane me te tolerueshme nga zorret e ndjeshme dhe qe nuk permbajne luten.Zgjidhni oriz te eger, hikerr, quinoa.

Jo me shume se nje kafe ne dite

Ne dieten Swift jane te lejueshme nje filxhan kafe ose maksimumi dy. Kafeina e tepert mund te rrise nivelet e hormoneve te stresit dhe te shqetesoje zorret. Keshillohet me mire te pini nje caj te kuq ose rooibos. Ai paraqet substance qe ulin nivelin e hormonit te stresit dhe si nje ilac kundra kapsllekut mund te perdoret caji i xhinxherit ose i mentes te cilet kane efekte relaksuese per zorret.

Çokollate dhe mjalte ne vend te embelsirave

Cokollata e erret me nje perqendrim 70% ul presionin e gj akut dhe ndihmon ne parandalimin e semundjeve kardiake. Mjalti nuk duhet marre ne sasi te tepruara dhe preferohet i paperpunuar megjithate ushqen bakteret e mira..

‘Po’ ushqimeve te fermentuara

Favorizojne humbjen ne peshe dhe jane aleate te mira kundra shqetesimeve intestinale. Lakrat jane nje shembull shume i mire i ushqimeve te fementuara.

Evitoni gjumin e tepert

Gjumi i keq eshte nje nga arsyet kryesore te shtimit ne peshe. Flini te pakten 7 ore , harrojeni ekranin e Tv dhe telefonit. Keshillohet te flini maksimumi nje ore me shume ne fundjave. Keshillohet nje minipushim jo me shume se 20 minuta pasdite.

Nje ‘po’ edhe per yoga-n

Provoni te pakten nje here ne jave Yoga pasi riaktivizon energjite vitale te trupit.

Yoga lehteson simptomat si fryrja, gazrat, forcon muskujt e barkut dhe ndihmon funksionimin e zorres.