“Kam pësuar infarkt në zemër”, prezantuesja shqiptare tregon tmerrin që kaloi prej mjekëve
Prezantuesja Erleta Hoti, e cila ka qenë edhe bashkëshortja e këngëtarit Kastro Zizo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Po ashtu në këtë postim Ertela ka shkruar se për shkak të terapive të gabuara gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar edhe më shumë.
Më tej ajo shkruan se ka pësuar edhe një infarkt në zemër.
Gjithashtu, ajo ka shkruar se në rrjetet sociale ajo ndoshta u duket njerëzve mirë dhe e buzëqeshur, por realiteti është krej i kundërt.
Postimi i plotë:
5 vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën… Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha “veshkë” të dëmtuar.
Nga terapitë e gabuara gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndrrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë.
Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra… Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova mjaft shumë.
Por, pas katër ditëve kisha pasë infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prap mbeta ratë dhe me pasoja nga më të ndryshme.
Kam shkuar tek katër kardiologë të ndryshëm dhe i kam marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemër.
Po e vrrej që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as që po i bie në fije se çka të bëj.
Ndoshta në rrjetet sociale njerëzve po ju dukem e buzëqeshur, “shëndosh e mirë” dhe e aftë që të mirrem me ndonjë gjë. Por, realiteti është i kundërt.
Këtë gjë po ju tregoj për herë të parë publikisht me shpresën që disa portale propaganduese të mirren me çështje më të rëndësishme e jo me një njeri, që nuk është mirë me shëndet! Çdo të mirë