‘Dieta Suedeze’ që po çmend botën

“Dieta Suedeze” është shndërruar në mënyrë shumë popullore të të ushqyerit. Ku regjim i ushqimit ka për qëllim zvogëlimin e karbohidrateve. Dieta suedeze ka marrë këtë emërtim, pasi që ishin pikërisht suedezët të parët ata që e kishin testuar të parët. Për dy vite rresht ekspertët suedezë kanë bërë hulumtime dhe kanë ardhur në përfundim se dieta është e sigurt, madje shumë e shëndetshme.

Por, nuk keni pse të hiqni qafe në tërësi nga ëmbëlsirat, sepse ekzistojnë edhe variantet e lejuara, e pos kësaj, gjithmonë do të jeni të ngopur, të shëndoshë dhe plot energji. Për adhuruesit e mishit, prodhimeve të qumështit, kjo është zgjedhja e duhur, e ata që e kanë provuar theksojnë se përmes dietës mund ta rregullojnë edhe nivelin e sheqerit në gjak (prandaj ju sugjerohet personave që vuajnë nga diabeti) dhe në masë të madhe pakësojnë peshën trupore.

USHQIMET E LEJUARA

Të gjitha llojet e mishit (pulës, gjedhit, gjeldetit …) Të gjitha llojet e peshkut dhe gaforreve, dhe Vezët në të gjitha mënyrat Perimet: lakra, lakra jeshile, brokoli, lakra e Brukselit, shpargujt, kungulleshkat, ullinjtë, patëllxhani, spinaqi, kërpudhat, sallata e gjelbër, avokado, qepa, speca, domate. Prodhimet e qumështit me përqindje të lartë të yndyrës: jogurt, gjalpë, ajkë, kajmak, jogurt grek, lloje të ndryshme të djathit. Fruta me lëvore të fortë: fara të lulediellit, arra, farat e kungullit, badem, arra, lajthi, arra indiane, arra braziliane.

LEJOHEN NGANJËHERË

Perimet: panxhari, karota, rrikë, selino. Pemët: një pemë në ditë në vend të ëmbëlsirave, sidomos mjedra, pasi që mjedrat përmbajnë sasi të vogël të sheqerit. Alkooli: verë, uiski, brendi, vodkë, koktej pa sheqer dhe atë një deri dy pije në ditë. Çokollatë me përqindje të lartë të kakaos (më të lartë se 70 për qind) dhe at një deri dy herë në javë.

NUK LEJOHEN FARE

Sheqeri, lëngjet, pijet e gazuara, akullore, tortat, muesli, si dhe ëmbëltuesit artificialë. Drithërat dhe niseshte: bukë, pastë, oriz, patate, patate të skuqura, çips. Margarinë, vajrat e rafinuara. – Nëse shikohet ky ushqim, vërehet se ushqimet janë të përshtatshme për kushtet e ftohta klimatike. Nëse temperaturat e trupit rriten, atëherë përdorni më shumë agrume dhe pak pemë e perime të freskëta. Përparësia e kësaj është se në këtë dietë nuk ka numërim të kalorive. Ushqimi është i lehtë dhe nuk ngarkon, ushqimet mund të konsumohen në restorante apo të përgatiten edhe në shtëpi.

(Kosova Sot Online)