fbpx
Si të dukesh e veshur shtrenjtë duke kursyer: Pesë blerjet e vetme që duhet të bëni

Si të dukesh e veshur shtrenjtë duke kursyer: Pesë blerjet e vetme që duhet të bëni

  25 Apr 2020

Këtë vit më shumë se kurrë duhet të tregohemi të kujdesshëm me shpenzimet, por nga ana tjetër ajri i pranverës po na thërret për blerje të reja

Si t’ja bëjmë? Kërkojmë dhe gjejmë të mesmen e artë!

Si fillim, duhet të mësoni të bëni blerje të zgjuara. Pra blihen vetëm ato elementë të veshjes që janë shumë funksionalë dhe na duhen vërtetë.

Për t’u orientuar, hidhini një sy më poshtë:

1. Xhinset

Një palë xhinse të reja janë domosdoshmëri gjatë pranverës. Kujdesuni të zgjidhni një model që është i përshtatshëm për çdo orë të ditës dhe evente të ndryshme.

2. Luani me ngjyrat

Mjaftojnë 3-4 bluza/këmisha të reja në ngjyra që bien në sy. Do të dukeni gjithmonë ndryshe, edhe nëse ndërroni vetëm bluzën dhe pantallonat janë po ato.

3. Një fustan me printe lulesh

Këtë sezon është modeli i vetëm që ju duhet, shkruan Anabel.

Mund ta kombinoni edhe me çizmet e dimrit dhe të dukeni super elegante.

4. Një palë pantallona/këmishë/fustan lino

Do të dukeni e veshur mirë, shtrenjtë, por mbi të gjitha do të ndiheni rehat duke ditur që keni bërë blerjen e duhur.

5. Atletet e bardha

Nëse nuk keni një palë të tilla është koha për t’i blerë. Mund t’i vishni me të gjitha çfarë përmendëm më lart dhe s’do t’ju mërziten kurrë. /Telegrafi/