fbpx
Rregull mode për femra nga 20 deri në 50 vjeç: Të veshura kështu të gjitha duken fenomenale!

Rregull mode për femra nga 20 deri në 50 vjeç: Të veshura kështu të gjitha duken fenomenale!

  18 May 2020

Të gjitha femrat nga mosha njëzet deri në pesëdhjetë vjeç, rrobat i bartin me krenari edhe në rastet kur dëshirojnë të duken bukur

Se është kjo rregull e saktë, jemi bindur që të gjithë.

Në të vërtetë, në të njëjtën ditë, në pjesë të ndryshme të planetit ishin shfaqur tri femra, të moshave të ndryshme, të veshura në kostume.

Bella Hadid (23) në Javën e modës në Paris kishte dalë në pistën e modës e veshur në të bardhë me rroba me vija të disenjatorit Alexandre Vauthier, transmeton Telegrafi.

Pa marrë parasysh modelin mashkullor, manekinia e re kurrë nuk është dukur më femërore.

Kontesha Kate Middleton (38) vazhdon të punojë me intensitet të plotë, ndërkaq gazetarëve ende u intereson zgjedhja e saj e modës.

Ajo kurrë nuk na ka zhgënjyer. Në të vërtetë, Kontesha ishte shfaqur e veshur me pantallona ngjyrë të zezë të stilit klasik dhe me këmishë të gjelbër me kravatë.

Thjesht dhe shumë bukur. Këtë zgjedhje mode mund ta bëjë çdo femër, por që me atë raste të duket shumë fenomenale.

Monica Bellucci (55) në javën e modës në Paris ishte shfaqur në rroba ngjyrë të zezë dhe në këmishë të zezë mëndafshi.

Të gjithë flasin se si në revynë e modës është shfaqur duke i respektuar rregullat më të reja të modës: klasike dhe elegante. /Telegrafi/