Kështu festohet në “Kodrën e Trimave” pas lirimit të Enver Sekiraqës…

Pas lirimit të Enver Sekiraqës, shumë qytetarë kanë nisur festën e tyre në Prishtinë, konrektisht në lagjen “Kodra e Trimave” ku edhe është shtëpia e të akuzuarit.

Nga një video që ka siguruar ‘Indeksonline’, shohim se tek shtëpia e Sekiraqës janë ndezur fishekzjarret në shenjë feste për lirimin e tij.

Krejt kjo pasi tashmë Gjykata e Apelit ka vendosur që të akuzuarit, Enver Sekiraqes për pjesëmarrje në vrasjen e policit, Triumf Riza t’i ndërrohet masa e paraburgimit në arrest shtepiak.

 

Presidenti i Partizanit të Beogradit: Faleminderit Shqipëri!

Kryetari i klubit të futbollit Partizan nga Beogradi është i mahnitur me mënyrën me të cilën është pritur kampioni serb në Tiranë.


Në krye të delegacionit të Partizanit të Beogradit në Shqipëri gjendet kryetari i klubit Milorad Vucelic.

Njeriu i parë i kampionit serb është i mahnitur me pritjen që iu është bërë në Tiranë, dhe për 24 orë, sa ka kaluar Partizani në kryeqytetin shqiptar, nuk kishte asnjë ankesë, përkundrazi…

“Jemi pritur me shumë dashamirësi, po ndihemi si në shtëpi. Organizimi është në nivelin më të lartë të mundur, dhe vërtet jam i befasuar për të mirë. Edhe pse të gjitha kalimet nga aeroporti e deri në hotel kanë qenë të hapur dhe kemi qenë me përcjellje, asgjë nuk dukej kërcënuese, por shumë normale”, i shpreh përshtypjet e para kryetari i Partizanit.

“Janë shumë mikpritës, të mirësjellshëm dhe ne ndihemi shumë mirë. Duhet ta lavdërojë nikoqirin nga zemra”, ka shtuar Vucelic.

Futbollistëve iu është kufizuar lëvizja, por kjo nuk është asgjë në krahasim me vizitat me mëhershme nëpër Evropë e poashtu edhe nëpër Serbi.

“Kjo është normale… Lojtarët janë të koncentruar në ndeshje dhe nuk kanë shumë kohë të shëtisin. Sugjerimi ishte nga ana jonë që ata mos ta braktisin hotelin, ndërsa ju (gazetarët) keni shëtitur krejt normalisht nëpër rrugët e qytetit dhe nuk keni përjetuar asnjë problem më të vogël.

Deri tani në Tiranë nuk kemi hasur as në ndonjë shikim të shtrembër ndaj delegacionit të Partizanit.

“Vërtetë, kështu është përshtypja ime. Jo vetëm që nuk na kanë shikuar shtrembër, por njerëzit të cilët i kemi takuar janë sjellë skajshmërisht mirë,  me mikpritje shumë të madhe, dhe shihet qartazi se këtë e bëjnë nga zemra, asgjë nuk është fals”, vazhdon Vucelic me lëvdata në llogari të nikoqirit në Tiranë.

“Partizani do të bëjë gjithçka që edhe ata të ndihen në Beograd sikur ne tani ndihemi në Tiranë. Por, kjo nuk është vetëm nga klubi, por edhe nga shteti. Jam i sigurt që edhe ne do t’iu kthejmë këtë kujdes”, ka porositur njeriu i parë i kampionit serb.

“Shpresoj që edhe njerëzit tanë në Beograd do të tregohen nikoqirë të mirë dhe mikpritës. Se do t’iu revansh.

Anëtari i Nismës ateron në PDK

Anëtari i Nismës për Kosovën Veton Musaj, ka ateruar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur PDK në Klinë  përmes një komunikate për media:

Njoftimi i plotë

Nisma për Kosovën, dega në Klinë, ka mbetur pa një kandidat për anëtar të Kuvendit, pasi qe Veton Musaj nga fshati Zabergjë e Klinës, ka braktisur partine e vet dhe i është bashkuar PDK-së në Klinë. Musaj, sot, zyrtarisht ka aderuar në PDK dhe ka pranuar librezën partiake të cilën ja ka dorëzuar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, kandidat për kryetar komune Sokol Bashota. Mirëseardhje Musajt në PDK, i kanë dëshiruar kryetari degës Sokol Bashota dhe drejtori i Shtabit Zgjedhor të degës së PDK-së Ramush Agushi. “ Është një guxim intelektual, rreshtimi juaj në PDK, është i drejte. Në PDK u jepet mundësi veprimi të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e vizionit dhe programit tonë. Sot po i bashkohesh një force të fitores. PDK-ja ka një dinamike të madhe të punës dhe të jam mirënjohës për këtë aderim dhe bashkërisht do të rrugëtojmë drejtë fitores. Të çmoj për guximin intelektual. Nga sot e ke mbështetjen e PDK-së e cila dita ditës po rritet dhe po gjen gjithnjë e me shumë përkrahje të qytetarët”, ka thënë me këtë rast Bashota. I sapoardhuri në PDK, Veton Musaj, kandidat i Nismës për Kosovën për asamble në Klinë, është shprehur se sot po vij në shtëpinë që është dashur të jem që nga fillimi, tre vite me parë. “ U ktheva aty ku duhet për të mbështetur kryetarin Sokol Bashota për fitoren e radhës në zgjedhjet e 22 tetorit. Kjo, duke u bazuar në punën e mirë që ka bërë z. Bashota dhe ekipi i tij”, u shpreh Musaj. Ditë me parë në PDK është rikthyer edhe Shkelzim Berisha i cili ishte kandidat për Kuvend i Lëvizjes “ VETËVENDOSJE” në Klinë.

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së, Klinë

 

Fakte te reja mbi rastin Lushtaku-Blerim Dina

Organizata jo-qeveritare “Demokraci Plus” ka reaguar ndaj kërcënimit të shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Blerim Dina. “D+” ka thënë se kërcënimi ndaj Dinës paraqet një parregullsi tjetër në OSHP, teksa ka kërkuar nga Kuvendi Kosovës që të emërojë dy zyrtarë të tjerë në këtë institucion.

Përmes një njoftimi për media, “D+” ka thënë se me këtë rast D+ Kuvendi i Kosovës duhet që sa më shpejtë të bëjë emërimin e dy zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Kjo pasi që dy pozita në bordin e OSHP-së janë vakante, që nga ngritja e aktakuzës për dy anëtarët e bordit, Ekrem Salihu dhe Tefik Sylejmani.

Dina u kërcënua dje nga dy persona, njëri prej të cilëve, siç pretendon shefi i OSHP-së, është kushëriri i ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.

Demokraci Plus (D+) dënon ushtrimin e presionit ndaj kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) z. Blerim Dina. D+ kërkon nga institucionet e drejtësisë që me prioritet të adresojnë këtë rast dhe të marrin masat përkatëse për të siguruar që bordi i OSHP-së nuk i nënshtrohet presioneve të asnjë grupi politik apo biznesor”, thuhet në njoftimin e “D+”.

Ky rast ka shpërfaqur se sa e rrezikshme është situata në të cilën vendimmarrja varet prej një grupi të vogël njerëzish, siç është aktualisht rasti me OSHP-në ku vetëm tre anëtarë të këtij institucioni vendosin për miliona euro të buxhetit publik, njofton “Demokraci Plus”.

D+ thekson nevojën për reformë ligjore në fushën e gjykimit të tenderëve apo sistemit të korrigjimit në prokurim publik. Aktualisht me Ligjin e Prokurimit Publik është paraparë që OSHP të ketë pesë (5) anëtarë të cilët në përbërje prej 1, 3 ose 5 anëtarë gjykojnë rastet e prokurimit. Në raste të mungesave ky numër mund të jetë edhe më i vogël.

Sidoqoftë, në vazhdimësi integriteti i këtij institucioni është vënë në pikëpyetje si pasojë e ngritjes së aktakuzave për anëtarët e bordit të këtij institucioni apo shërbyesit civil brenda tij. Për këtë arsye është me rëndësi që të ndërtohet një sistem ligjor i cili e shpërndanë vendimmarrjen në raste të tilla tek më shumë individë, të cilët vijnë nga sektorë të ndryshëm.

Po ashtu, D+ insiston në rritjen e transparencës së OSHP-së, pasi që aktualisht është një organ shumë i mbyllur dhe vendimet aty në shumë raste janë në kundërshtim me praktikat e saja juridike dhe vendimmarrjen në rastet paraprake.

 

Zbuloni arsyen e arrestimit të Melaim Zekës!

Deputeti i Nismës Milaim Zeka është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës.

Express merr vesh se arrestimi i tij ka ndodhur për dyshimet se Zeka ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë

Arrestimi i ish-gazetarit është bërë nga Njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, të hënën, gjatë mesditës, raporton Gazeta Express.

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen, Ilir Krasniqi.

Policia e Kosovës ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar arrestimin, për të cilin ka raportuar Gazeta Express para pak minutave.

920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi, ka raportuar Insajderi, më 3 tetor të këtij viti.

Sipas hulumtimit të kësaj gazete, aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune.

Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Partneri i Zekës, Ilir Krasniqi, tashmë ndodhet në paraburgim, pasi për të njëjtën skemë ishte arrestuar para disa javësh.

Si i iki gjykatës Albin Kurti?

Policia e Kosovës sot shkoi në shtëpi për ta kërkuar, pasi nuk u paraqit në Gjykatë.

Tha se nuk e gjejnë dot.

Por ishte vetë Albin Kurti që i tregoi policisë para pak çastesh se ku ndodhet aktualisht.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti i Vetëvendosjes, i cili do të duhej të ishte sot në gjykatë, tregoi se ishte në Shqipëri, për ta parë lojën që u zhvillua mbrëmë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Dje më ftuan disa aktiviste e aktivistë që të shkonim në Shkodër për lojën e kombëtares.
Nuancave e melodive të panumërta të Shkodrës së kulturave të trashëguara e atyre bashkëkohore dje iu shtua entuziazmi intensiv i tifozëve të kombëtares, me ngjyrat kombëtare e me brohorimat ritmike.
Mes tifozëve, larg tribunave VIP u takuam me shumë miq, nga Shqipëria, Kosova e troje të tjera.
Për 90 minuta përjetuam një spektakël cilësor, një lojë të fortë e të bukur mes Shqipërisë e Italisë.
Tifozët më treguan se kemi dalë të tretët në një grup me gjashtë skuadra, dhe se para nesh kanë dalë vetëm Spanja e Italia, gjigandë të futbollit.
Kombëtarja jonë është rritur në nivel, sajë mbështetjes së zjarrtë të tifozëve, por edhe sajë afrimit të lojtarëve nga Kosova e Maqedonia që iu janë bashkangjitur atyre nga Republika e Shqipërisë.
Por kjo nuk mjafton. Shumica e lojtarëve tanë të kombëtares, rriten në klube të huaja. Na duhet një strategji për afrimin dhe integrimin e sferës së sportit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Po ashtu nevojitet zhvillim i infrastrukturës vendore, fusha e terrene sportive, më shumë investime për sportin. Kjo është detyrë e pushtetit vendor dhe e komunave, ndaj të gjithë tifozët e futbollit i ftoj që në zgjedhjet e 22 tetorit, të mos votojnë si tifozë, por me mendje për ofertën politike më racionale, dhe me zemër për më të mirën.

Dje më ftuan disa aktiviste e aktivistë që të shkonim në Shkodër për lojën e kombëtares.Nuancave e melodive të panumërta të Shkodrës së kulturave të trashëguara e atyre bashkëkohore dje iu shtua entuziazmi intensiv i tifozëve të kombëtares, me ngjyrat kombëtare e me brohorimat ritmike.Mes tifozëve, larg tribunave VIP u takuam me shumë miq, nga Shqipëria, Kosova e troje të tjera. Për 90 minuta përjetuam një spektakël cilësor, një lojë të fortë e të bukur mes Shqipërisë e Italisë. Tifozët më treguan se kemi dalë të tretët në një grup me gjashtë skuadra, dhe se para nesh kanë dalë vetëm Spanja e Italia, gjigandë të futbollit.Kombëtarja jonë është rritur në nivel, sajë mbështetjes së zjarrtë të tifozëve, por edhe sajë afrimit të lojtarëve nga Kosova e Maqedonia që iu janë bashkangjitur atyre nga Republika e Shqipërisë. Por kjo nuk mjafton. Shumica e lojtarëve tanë të kombëtares, rriten në klube të huaja. Na duhet një strategji për afrimin dhe integrimin e sferës së sportit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Po ashtu nevojitet zhvillim i infrastrukturës vendore, fusha e terrene sportive, më shumë investime për sportin. Kjo është detyrë e pushtetit vendor dhe e komunave, prandaj të gjithë tifozët e futbollit i ftoj që në zgjedhjet e 22 tetorit, të mos votojnë si tifozë, por me mendje për programin politik më racional, dhe me zemër për më të mirën.

Posted by Albin Kurti on Tuesday, October 10, 2017

SHQIPTARET e bojnë mas miri! “Despacito” me çifteli (VIDEO)

Një person që mban veshje tradicionale e çifteli me të cilën nxjerr tingujt e melodisë së këngës “Despacito” tërheq vëmendjen e secilit kalimtar, e sidomos të një grupi vizitorësh nga Portugalia.

Dy vajza prezantohen si gazetare përderisa shkrepin foto përballë Fatmir Makollit, shkruan Koha Ditore. Kur instrumentisti i pyet nëse e njohin melodinë, njëra prej tyre përgjigjet: “Si jo? Tashmë ‘Despacito’ është bërë sikurse një virus”.

E pikërisht “virusi” i shpërndarë gjithandej botës përgjatë vitit 2017 e ka bërë Fatmir Makollin që t’i hyjë një projekti të ri. Makolli (58) njihet për përformancat e tij me çifteli dhe promovimin e këtij instrumenti.

“Kemi një këngë që dëgjohet gjithandej botës dhe nëpërmjet saj do të njihet instrumenti shqiptar në tërë botën”, thotë ai midis pauzave të xhirimeve në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Kënga e publikuar në fillim të këtij viti është shndërruar në një hit botëror përgjatë verës. Numëron mbi 3 miliardë klikime në “YouTube” përderisa sipas parashikimeve është kënga e vetme që këtë vit mund të kapë 4 miliardë klikime.

Lladrovci, Për rrahjen mes Krasniqit dhe Zekës: Të dytë i kisha rreh!

Kryetari i Drenasit, njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për edhe një mandat në krye të komunës, ka komentuar rrahjen e pak ditëve më parë mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, në një emision.

Madje, ai ka parashikuar se do t’i rrihte që të dy, në rast se do të zihej me ndonjërin prej tyre.

“Unë i kisha rreh të dytë, i kisha sos krejt”, ka thënë ai në emisionin N’Kosovë Show, teksa ka folur për përplasjen mes deputetit të Nismës për Kosovën dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur se cilit do t’i kishte mëshuar më shumë në një ballafaqim të mundshëm, Lladrovci është përgjigjur: “Frashërit, se Milaimi i lëshoi duart poshtë”.

“Njeriut me duar poshtë nuk i silli”, ka shtuar Lladrovci.

Pyetja e gazetarit nga Kosova e “shkriu” së qeshuri Shevchenkon

Ardhja e tij në Shqipëri për të luajtur me Kosovën ishte një mundësi e mirë për ata që e kishin idhull Andriy Shevchenkon dhe shfrytëzuan këtë shans për të bërë foto.

Një gazetar nga Kosova e pranoi këtë publikisht në konferencën për media kur i kërkoi trajnerit të Ukrainës që të bëjë foto pas përfundimit të saj.

“Pyetja ime është shumë e thjeshtë. Pas konferencës, a mund të bëjmë një foto së bashku”, pyeti gazetari nga Kosova.

Përgjigjja e Shevës ishte pozitive. “Natyrisht, sa të duash”, tha ai duke qeshur.

Por, ndërhyrja e zëdhënësit të Federatës prishi atmosferën. “Ju lutem të jeni më serioz në pyetjet tuaja”, ndërhyri ai. Shevchenko u tregua sërish gjentëllmen duke ia kthyer sërish gazetarit. “Mos u brengos, e kemi zëdhënësin shumë serioz”.

Sheva më pas foli për Kosovën. Ai e sheh një skuadër shumë të mirë, por që kanë nevojë për kohë për të treguar rezultate.

“Mendoj se çdo ndeshje ata po përmirësohen. Rezultati nuk është pasqyrë e ndeshjes që atë bënë. Ata kanë nevojë që të luajnë më shumë së bashku për t’u përmirësuar sepse kanë skuadër të re dhe të talentuar. Nuk e kishim të lehtë të fitonim ndaj tyre”, deklaroi legjenda e Milanit.

Pyetjen e gazetarit dhe përgjigjen e Shevchenkon mund ta gjeni në videon e mëposhtme, minuta 6:33.