Zeneli po rikthehet në formë, asiston bukur në golin e Reims

Reims ka barazuar me liderin aktual të kampionatit francez Rennes në udhëtim me rezultat 2-2.

Arbër Zeneli në këtë takim ka asistuar në golin e parë të skuadrës së tij.

Ylli kosovar krosoi për mrekulli në minutën e 11-të për Abdelhamid që dërgoi topin drejt rrjetës.

Kujtojmë që Zeneli është i ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit dhe ndeshja e sotme është sinjal se ai po rikthehet në formën e dikurshme.