Milot Rashica gati të mbyll marrëveshjen me Aston Villën, finalizimi brenda ditëve

Milot Rashica është gjithnjë e më afër Premierligës.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, i cili raporton se marrëveshja mes Milot Rashicës dhe klubit anglez, Aston Villa është afër.

“Milot Rashica është afër kalimit tek Aston Villa nga Werder Bremeni. Kontratë e gatshme 5-vjeçare”, shkruan gazetari Nicolo Schira në Twitter.

Vlen të theksohet se Milot Rashica ishte emër i nxehtë i kësaj merkato, pasi që nga muaji qershor spekulohej për të ardhmen e tij.

Fillimisht u lidh me një kalim në Leipzig, por siç duket Aston Villa është treguar më serioze dhe ka tentuar deri në ditët e fundit për ta transferuar sulmuesin kosovar.

Akoma nuk është mbyllur asgjë, por Aston Villa ka rritur interesimin për transferimin e sulmuesit të Werder Bremen dhe në ditët vijuese mund të nënshkruhet kontrata pesë vjeçare.