Caktohet data e fillimit të Premier League?

Gjatë një interviste për kanalin televiziv spanjoll RTVE , mesfushori i Arsenalit Dani Ceballos la të kuptohet se Premier League do të rifillojë në 20 qershor.Nuk është ene zyrtare, por 23 vjeçari spanjoll është i sigurt për këtë.

“Ne do të rifillojmë një javë më vonë se data 12 qershor e përmendur në Spanjë. Ne do të rinisim kampionatin më 20-të qershor, ” tha lojtari në huazim nga Real Madrid te Arsenali.

Nëse spanjolli ka të drejtë, atëherë futbolli në Angli do të rifillojë brenda një muaji.