ShKK i pezullon lejen e punës jashtë institucionit korrektues të burgosurit A. H

Shërbimin Korrektues i Kosovës, sot ka pezulluar lejen e punës jashtë institucionit korrektues për të burgosurin A. H, pasi qe i njëjti nuk ka qenë prezent në vendin e punës.

Gjatë vizitës së zyrtarëve korrektues nëpër lokacionet e vendeve të punës  në njërin nga lokacionet ka rezultuar se i dënuari A.H nuk ka qen prezent në vendin e punës sipas marrëveshjes, andaj në bazë të kompetencave që ka Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka marr vendim që të njëjtit ti pezullohet leja e punës jashtë institucionit.

“SHKK që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç ‘rast deri më tani nga ky vendim kanë përfituar  katërmbëdhjetë të dënuar.Puna e të burgosurve jashtë institucionit korrektues është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje thuhet se me këtë Udhëzim Administrativ, SHKK synon realizimin e  misionit të saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon rendi dhe ligji, andaj keqpërdorimet e tilla janë të papranueshme dhe asnjëherë nuk do të jetë tolerante ndaj veprimeve të tilla./Indeksonline/