Kelmendi tregon disa nga arsyet pse duhet të punohet ditën e diele

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi ka treguar disa nga arsyet se a duhet të punohet ditën e diele.

Kelmendi përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se të punësuarit duhet të pushojnë të dielave, ku sipas tij, kjo do t’i mbroj të punësuarit nga keqpërdorimi.

“Të dielat pushim, bashkojnë familjet. Të dielat pushim, ndalojnë vet-keqpërdorimin e të punësuarve në sektorët individuale. Të dielat pushim, mbrojnë të punësuarit nga keqpërdorimi, duke zgjatur orarin e punës edhe pse në shumë raste me kompensim material”, shkruan Kelmendi.

Ai në gjashtë pikat e propozuara, thotë se komunat e Kosovës duhet të ta nxjerrin një vendim unik lidhur me këtë.

Shkrimi i plotë i Kelmendit

A duhet që të punësuarit të pushojnë të dielave, Po! Ja arsyet e mia

1. Duhet që të gjitha komunat e Kosovës të kenë vendimin unik për të dielat, mundësi marrëveshje me Asociacionin e Komunave, jo laramani vendimesh.

2. Duhet pasur kujdes që të gjitha shërbimet të jenë në funksion të nevojave të qytetarëve dhe duhet që t’i përgjigjen këtyre nevojave (qytetarët që vijnë në sezonin veror, dasmat, ahengjet, blerjet, etj.), duhet pasur alternativë dhe duhet pasur parasysh këtu edhe festat kombëtare e fetare. Duhet që nëse e diela bie para festave të tilla së paku katër ditë, atëherë duhet punuar (p.sh. Bajrami, Krishtlindjet, Pashkët, etj.) nuk duhet që ky vendim ti sanksionoi në shërbime.

3. Duhet që të dielat e pushimit të zbatohen në të gjitha veprimtaritë ekonomike, përveç atyre që shërbimet i kanë immediate, pra më se të nevojshme, si shërbimi hotelierë. Duhet që të dielat pushime në sektorin shërbyes, punëtorët t’i punojnë në ndonjë veprimtari tjetër apo personale.

4. Të dielat pushim, bashkojnë familjet. Të dielat pushim, ndalojnë vet-keqpërdorimin e të punësuarve në sektorët individuale. Të dielat pushim, mbrojnë të punësuarit nga keqpërdorimi, duke zgjatur orarin e punës edhe pse në shumë raste me kompensim material.

5. Për çdo ditë pune, pjesëmarrja e të punësuarve është 14 për qind, ndajë, me këtë rast në bizneset legale do të thotë 10 për qind e të punësuarve efektiv, më pak, zvogëlim i të punësuarve, por në rastin e Kosovës shumë pak!

6. E diela pushim, ngritë efikasitetin, koncentrimin e të punësuarit më shumë se 15 për qind, pra e rritë normën e punës.

Të gjitha këto shembuj, si vendime mundë të kenë efektin pozitiv nëse e Diela është pushim, por, jo pushim në punën e përhershme e punë në pronën personale! /Telegrafi/