Takohen Albin Kurti e Vjosa Osmani

Albin Kurti e Vjosa Osmani janë takuar gjatë ditës së sotme.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet së bashku me Osmanin nga LDK.

Kurti ka shkruar se bashkë me Vjosën kanë biseduar sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin.

“Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar ai.