Si gënjeu nëna e Kacifas kur tha se e kishin dhunuar policët shqiptarë

Dy ditë më parë, nëna e ekstremistit grek Kostas Katsifas u ankua se policia shqiptare e kishte dhunuar për të mos e lënë të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve greke të rënë gjatë luftës kundër Italisë Fashiste.

Eshtrat e 100 prej tyre ndodhen në Bularat dhe nëna e Katsifas bashkë me motrën kërkuan ta shfrytëzonin ceremoninë e nderimit të ushtarëve që ranë kundër fashizmit për të nderuar Kostën që ra duke qëlluar me breshëri ndaj policisë shqiptare.

Momenti kur policia i heq nenes se Katsifas banerin provokues per te shmangur tensionet ne ceremonine e nderimit te ushtareve greke qe rane kunder Italise Fashiste.

VIDEO EKSKLUZIVEMomenti kur policia i heq nenes se Katsifas banerin provokues per te shmangur tensionet ne ceremonine e nderimit te ushtareve greke qe rane kunder Italise Fashiste.Gjate asaj dite motra e Katsifas u ankua se ajo nuk po mbeshtetej as nga greket ne "luften per te nderuar vellain per heroizimin kunder shqiptareve"., Te gjithe te pranishmit e injoruan. Njerezit duan paqe dhe jo nacionalizma te semure

Posted by Forcat Speciale on Tuesday, October 29, 2019

Në videon e mësipërme duket momenti kur policia i heq nga duart banerin provokues me qëllim shmangien e çdo lloj incidenti gjarë ceremonisë shtetërore.

Duket që ndaj saj nuk ushtrohet dhunë pavarësisht pretendimeve të saj.

Më parë nëna e Katsifas kishte bërë thirrje për vrasje të shqiptarëve dhe luftë kundër Shqipërisë duke thënë se ndodhej në të ashtuquajturin Vorio Epir./abcnews