Irani ShBA-së: Nuk u bë nami që e vratë al-Baghdadin, ai ishte krijesa juaj

Ministri Iranian i informacionit, Mohammed Javad Azari-Jahromi, deklaroi se vrasja e kreut të Shtetit Islamik nga Shtetet e Bashkuara nuk është ndonjë punë e madhe. Sipas tij, ai ishte krijesë e Amerikës.

Duke e etiketuar presidentin amerikan, Donald Trump, dhe njoftimin e tij për vrasjen e al-Baghdadit, ky ministër në llogarinë e tij zyrtare në Twitter shkroi: “Jo punë e madhe. Ju thjesht e vratë krijesën tuaj.”

Ndonëse nuk ka ofruar asnjëherë dëshmi, Irani shpesh i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se e kanë krijuar vetë të ashtuquajturin Shtet Islamik për qëllime dhe interesa të veta.

Dyshime për vrasjen e kreut të ISIS-it më parë ka hedhur edhe Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se vdekja e kësaj figure do të ishte kontribut i konsiderueshëm në luftën kundër terrorizmit, nëse lajmi është i vërtetë.

Sidoqoftë, lajmi për vrasjen e al-Baghdadit është përshëndetur nga shumë shtete të tjera, përfshirë Turqinë, Arabinë Saudite, Izraelin, Egjiptin, Afganistanin, Francën, Britaninë e Madhe dhe Japoninë, shkruan “Al Jazeera”,