Hyundai planifikon të nisë shërbimin falas me taksi robot

Prodhuesi i automjeteve, Hyundai do të eksperimentojë me veturat që do të jenë elektrike, autonome në vozitje, dhe që e tëra funksionon online.

Hyundai do të nisë një shërbim falas të taksive robot me një flotë makinash autonome elektrike në Irvine, California, duke filluar nga 4 nëntori.

Lajmi vjen pasi prodhuesi nga Koreja e Jugut njoftoi se do të investojë 35 miliardë dollarë në zhvillimin e automjeteve autonome dhe elektrike gjatë pesë viteve të ardhshme.

Hyundai hynë në partneritet me biznesine sapo filluar, Pony.ai dhe me shërbyesin online të taksi robotit, Via.

Pasagjerët e interesuar mund të porosisin një veturë – që drejton vetveten – përmes një aplikacioni në telefonat e menqur.

Makinat nuk do të jenë plotësisht pa shofer; Hyundai thotë se një drejtues sigurie do të jetë pas timonit, dhe gjithashtu do të ketë një inxhinier shtesë në sediljen e pasagjerëve.

Automjetet do të kufizohen në një zonë të vendosur në Irvine që përfshin “disa pika interesi rezidencial, tregtar dhe institucional”, thonë prodhuesit e automobilit.