Hiqet homologimi për veturat e reja

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës e ka hequr homologimin për automjetet e reja të importuara nga jashtë Kosovës.

Ky vendim është përshëndetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.“E mirëpresim vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për të hequr homologimin e automjeteve të reja të importuara të cilat janë të prodhuara për tregun e vendeve të Bashkimit Europian si hap i drejtë drejt heqjes së barrierave me të cilat po përballen konsumatorët e Kosovës”, thuhet në një reagim të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Zyra e Bashkimit Europian kërkon që e njëjta qasje të aplikohet për të gjitha veturat e importuara që i plotësojnë standardet europiane, duke përfshirë edhe veturat e përdorura.