Mediet Serbe, Depardieu tradhtoi Putinin dhe Serbinë

“Vendimi i Depardieut të xhirojë një film në të cilin do të paraqitet në dritë negative Millosheviqi, ka zemëruar shumë njerëz në Serbi”, shkruajnë mediet serbe.

Shqiptarët po xhirojnë një film për ish presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviq, të quajtur edhe si Kasapi i Ballkanit. Në këtë film luan aktori francez Gerard Depardieu, e me të këto ditë janë takuar në Shqipëri kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti.

“Në vazhdën e bisedës së gjatë me Albinin, ku kemi biseduar për shumë tema për bashkëpunim dhe koordinim të dy qeverive, kemi pasur një pauzë të posaçëm ku jemi takuar me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, i cili në Shqipëri po e xhiron filmin “Millosheviqi dhe unë”, ka shkruar Rama.

Filmi i regjisorit prishtinas Arben Kastrati “Millosheviqi dhe unë është koproduksioni i Kosovës dhe Francës.

Ky film ka të bëjë me ngjarjet nga viti 2003, të cilat përputhen me periudhën e pas luftës në Kosovë. Më shumë detaje nuk janë të njohur.

“Vendimi i Depardieut të pranojë të aktrojë në një film i cili do ta paraqesë në dritë negative shtetin për të cilin ai ka thënë se e impresionon, ka zemëruar shumë njerëz në Serbi”, shkruajnë mediet.

Të përkujtojmë, Depardieu e ka vizituar Serbinë në shtator të vitit 2014 ku është njoftuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe e ka vizituar Kinotekën e Beogradit dhe Filarmoninë e Beogradit.

Në Kinotekë është dekoruar me shpërblimin “Vula”.

Ai e ka tërhequr vëmendjen e publikut në fillim të vitit 2013 kur ka kërkuar nga Vlladimir Putini shtetësinë ruse të cilën shpejti edhe e ka marrë.