Al-Bagdadi, lideri i ISIS-it zihet ngushtë, vret veten dhe tre fëmijët

Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën në mëngjes në një adresim televiziv nga Shtëpia e Bardhë se “lideri numër një i terrorizmit në botë” është i vdekur.

Udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi “u hodh në erë” kur u zu ngushtë nga forcat amerikane kur kryen një bastisje të guximshme, dy-orëshe gjatë natës në kompleksin e tij në veri të Sirisë, tha Trump, duke dhënë një përshkrim të hollësishëm të misionit, raporton CNN.

“Nata e kaluar ishte një natë e shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe për botën. Një vrsasës brutal, ai që ka shkaktuar kaq shumë vështirësi dhe vdekje, është eleminuar dhunshëm,” shtoi ai.

Vdekja e Bagdadit shënon fundin e një gjuetie për një kohë të gjatë për të gjetur një nga terroristët më të kërkuar në botë dhe njeriun që deklaroi një të ashtuquajtur kalifat islamik në Irak dhe Siri në 2014.

Situation Room në Shtëpinë e Bardhë

Ishte njoftimi më domethënës i vdekjes së një udhëheqësi të terrorizmit që kur Presidenti Barack Obama zbuloi se lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden ishte vrarë nga marinsa, në një fjalim dramatik të natës së vonë në maj 2011.

“Kjo është një goditje shkatërruese. Ky nuk është vetëm udhëheqësi i tyre, por është themeluesi i tyre. Ai ishte një udhëheqës frymëzues në shumë mënyra. Ai formoi ISIS-in më 2014, ai çoi në vendosjen e kalifatit fizik në të gjithë rajonin, kështu që kjo është një goditje e madhe e atyre,” Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper i tha CNN-it.

Si u shpalos mësymja

Operacioni i fshehtë filloi rreth orës 5 të mëngjesit të shtunën në mbrëmje gjersa tetë helikopterë që transportonin ekipe të trupave elitare të SHBA-së, duke përfshirë operatorët e Delta Force, fluturuan saktësisht një orë e dhjetë minuta mbi “territorin shumë, shumë të rrezikshëm” drejt kompleksit të Al Bagdadit, sipas Trumpit. Shumë aeroplanë të tjerë amerikanë dhe anije luftarake u përfshinë gjithashtu në mision.

Disa nga forcat amerikane vinin nga lokacione të ndryshme brenda Irakut, sipas një zyrtari amerikan.

“Ne fluturuam shumë, shumë ulët dhe shumë, shumë shpejt. Ishte nfsjë pjesë shumë e rrezikshme e misionit. Hyrja dhe dalja gjithashtu”, u tha Trump gazetarëve të dielën ndërsa jepnin një përshkrim të hollësishëm të misionit sekret.

Ndërsa ishin në zonë tranzitore, helikopterët hasën në sulm ajror. Avionët amerikanë kthyen zjarrin dhe eliminuan kërcënimin, tha Trump.

Pasi mbërritën në kompleks, trupat amerikane shkatërruan një mur për t’iu shmangur minavedhe këtu “filloi ferri”, shtoi Presidenti.

FILE PHOTO: A man purported to be the reclusive leader of the militant Islamic State Abu Bakr al-Baghdadi has made what would be his first public appearance at a mosque in the centre of Iraq’s second city, Mosul, according to a video recording posted on the Internet on July 5, 2014, in this still image taken from video. Social Media Website via Reuters TV/File Photo ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.

Ndërsa pastruan kompleksin, forcat amerikane vranë një “numër të madh” të luftëtarëve të ISIS-it gjatë një beteje me armë pa pësuar viktima, sipas Trump.

Të paktën dy luftëtarë të ISIS u kapën dhe 11 fëmijë u morën në paraburgim. Dy nga gratë e Al-Bagdadit u vranë gjatë operacionit dhe jelekët e tyre të vetëvrasjeve mbetën të pashpërthyera.

Në fund, Al-Bagadi, i cili ishte gjithashtu i veshur me një jelek vetëvrasës, u gjet në fund të një tuneli i strehuar me tre fëmijët.

“Ai arriti në fund të tunelit, pasi qentë tanë e ndoqën atë. Ai aktivizoi jelekun e tij, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Trupi i tij ishte gjymtuar nga shpërthimi”, tha Trump.

Testet e ADN-së konfirmuan pozitivisht identitetin e Bagdadit dhe këto u bënë “rreth 15 minuta pasi ai u vra” dhe ekipet amerikane në tokë “sollën pjesët e trupit prapa”, thanë burimet për CNN.

Presidenti tha gjithashtu se forcat amerikane morën “materiale dhe informacione shumë të ndjeshme nga bastisja, që kanë të bëjnë shumë me ISIS-in – origjinën, planet e ardhshme, gjëra që ne shumë duam”.

“Bastisja ishte e suksesshme. Ne i tërhoqëm trupat tona. Ne patëm dy viktima të vogla, dy lëndime të vogla, për ushtarët tanë, por një sulm shumë i suksesshëm, i përsosur,” i tha Esper për CNN.