Zenel Shala i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së Zenel Shala nga fshati Kopiliq i Skenderajt, ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale dhe thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht.

Zenel Shala, ish-komandant Togu në radhët e UÇK-së ka shkruar se ftesën e ka pranuar më 22 tetor, dhe do të paraqitet për intervistë më 5 nëntor 2019, ndërsa intervista do të zhvillohet në Prishtinë në Dhomat e Specializuara në kuadër të Gjykatës Speciale.

Ai tha se “ftesa i është bërë përmes telefonit, ku më është bërë e qartë se me datë 5 Nëntor do të jem në intervistë, ndërsa nuk më kanë bërë të qartë se a jam në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit”, thotë Shala.