Gjuetari vritet nga dreri të cilin mendonte se e kishte vrarë

Një gjuetar në shtetin amerikan të Arkansasit ka vdekur pasi u ça nga brirët e një dreri që sapo ishte përpjekur të vriste.

Thomas Alexander, 66 vjeç, ishte duke gjuajtur pranë maleve Ozark, kur qëlloi drerin dhe e pa duke u rrëzuar për toke, shkruan BBC.

Duke supozuar se kafsha ishte e vdekur, Alexander shkoi për të kontrolluar trupin – në atë pikë dreri u ngrit lart dhe e sulmoi.

Gjuetari arriti të telefononte gruan e tij, e cila i binte shërbimit të urgjencës, por ai u shpall i vdekur më vonë në spital.

Keith Stephens, nga Komisioni i Lojërave dhe Peshkut në Arkansas, u tha mediave lokale se vdekja e Alexander ishte “një nga gjërat më të çuditshme që ka ndodhur” në karrierën e tij 20-vjeçare.

“Unë nuk e di se sa kohë ai la drerin atje, por ai u ngrit për ta kontrolluar atë për t’u siguruar që kishte vdekur,” tha Stephens. “Dhe si duket nuk ishte ashtu.”

Ai gjithashtu i tha BBC-së se ambulanca kishte provuar ta dërgonin në spital përmes ajrit, por “për fat të keq, ai pushoi së marruri frymë para se të futje në helikopter “.

Ai shtoi se do të bëhej një kontroll pas vdekjes për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, por “spitali vuri në dukje se ai kishte disa plagë me vrima”.

Komisioni është duke kërkuar për kafshën e plagosur.