Dënohen Xhavit Haliti e Gani Dreshaj për sulm ndaj Arben Gashit

Klan Kosova ka siguruar aktgjykimin në të cilin shkruan se Haliti dhe Dreshaj janë shpallur fajtor, pasi që me 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, duke kryer veprën penale sulm.

Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë me dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje.

Gjykata ua ka shqiptuar atyre dënimin me gjobë.

Gjykata ia ka shqiptuar Xhavit Halitit dënimin me gjobë prej 1 mijë e 250 euro, të cilin obligohet ta paguaj brenda 15 ditësh. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshaj, pra 1 mijë e 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh.