Nis takimi LVV-LDK

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur takimi mes grupeve punuese LVV-LDK.

Të këtë takim të pranishëm janë Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Glauk Konjufca nga LVV dhe Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku nga LDK.

Pak para takimit, Haxhiu tha për media se sot në këtë takim do të diskutohet edhe për dialogun me Serbinë.

Ky është takimi i dytë mes grupeve punuese të këtyre partive, prej takimit mes Albin Kurtit të LVV-së e Vjosa Osmanit të LDK-së. Në takimin e fundit, të dyja partitë thanë se grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.