Policia kërkon ndihmë për 24 vjeçarin e zhdukur, Shqipdon Alija

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e 24 vjeçarit Shqipon Alija nga fshatin Gadime e ulët në Lipjan, i cili është zhdukur para rreth një jave.

Sipas njoftimit më datë 14 tetor, në polici është raportuar se 24 vjeçari është zhdukur.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg si intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar), analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme,  analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka bërë të ditur e po vazhdon intenzivisht kërkimet për 24 vjeçarin, duke kërkuar nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e Shqipdon Alija.“Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës  në linjën emergjente 192, apo në numrin 080019999”, thuhet në njoftimi.