Partia turke e Kosovës përkrah Erdoganin

Anëtarët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) me seli në Prizren, janë mbledhur të shtunën dhe kanë mbështetur sulmet e Turqisë në Siri, që për cak kanë pasur Kurdët.

Anëtarët e KDTP-së, së bashku me kryetarin e partisë, Mahir Jagcilar, janë mbledhur para selisë dhe kanë përkrahur sulmet e Turqisë ndaj Kurdëve.

Ky organizim ka ardhur pas një aktiviteti tjetër të ndodhur në Prishtinë duke dënuar sulmet e Turqisë në Siri, që për cak kanë pasur Kurdët. Janë raportuar viktima të shumta në mesin e tyre shumë fëmijë. Turqia akuzohet për përdorim të napalmit dhe gazit gjatë bombardimeve në veri të Sirisë.

Sipas partisë, ky organizim është bërë duke dënuar aktivitetet tjera që përqojnë informacione të rreme në Kosovë në lidhje me ofanzivën e Turqisë.

“Ne ofrojmë mbështetje të plotë për Operacionin Pranvera e Paqes, i cili synon të pastrojë rajonin nga organizatat terroriste dhe të kthehet në zonën e sigurt që do të vendoset në rajon brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar dhe pa synuar popullsinë civile,” thuhet në komunikimin e kësaj zyreje.

KDTP thekson se janë shoqata në vend që shpërndajnë propagandë që kanë për qëllim dëmtimin e marrëdhëneve ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

“Nuk duhet të harrohet se njerëzit dhe autoritetet e Kosovës nuk duhet të heshtin përballë mbështetjes që një drejtues si Rexhep Tajip Erdogan ka siguruar me vite dhe pas procesit të pavarësisë së vendit tonë, “ thuhet tutje.

Kjo parti në fund kërkon vigjilencë nga qytetarët e të kujdesen nga retorika kundër Turqisë.

Rrjeti i Grave të Kosovvës ka organizuar një aktivitet në Prishtinë duke dënuar sulmet e Turqisë ndaj Kurdëve në Siri.