Sheffield United vs Arsenal, 1:0

Përditësim, 23:00 – Sheffield United fiton në vendin e tij ndaj Arsenal, me rezultatin minimal, 1:0. Golin e shënoi Lys Mousset në minutën e 30-të.

Ndeshja ka filluar në ora 21:00, dhe po zhvillohet në stadiumin ‘’Braall Lane’, derisa Gunners janë favorit në letër.

Vendasit do t’i kenë të gjithë lojtarët kryesor në dispozicion, ndërsa Arsenali do të jetë me një mungesë.

Reiss Nelson nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën londineze në këtë takim, shkaku i lëndimit që ka pësuar në gju.

Në tabelë prion Liverpool me 25 pikë, ndërsa Arsenal në vendin e pestë me 16 pikë. Sheffield është në vendin 14 me 10 pikë.