Arrestohet një person për uzurpim të pronës

Ilustrim

Hetuesit policor në Mitrovicë kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.

Arrestimi i të dyshuarit B. A., 61 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara për uzurpim të paligjshëm të pronës publike, njofton Policia.

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se autoritetet komunale në Mitrovicë me vendim përkatës dy ditë më parë të dyshuarit ia kanë larguar pengesat nga hapësira publike, por përkundër këtij vendimi i dyshuari me veprimin e tij prapë ka tentuar t’i vendosë pengesat në atë hapësirë.

Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.Kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.