Volvo zbulon veturën e parë elektrike

Kompania suedeze Volvo zbuloi veturën e parë të saj e tëra elektrike.

Volvo XC40 Recharge, e tëra me sistem elektrik, u zbulua në një ngjarje të shkëlqyeshme në Los Angeles me një mori karakteristikash futuristike, duke përfshirë një sistem infotainment të ndërtuar në softwarin e Google-it, Android Automotiv.

Makina duket e ngjashme me motorin me djegie benzini, XC40, vetëm pa maskën e përparme. Fuqia elektrike e plotë e makinës me të gjitha rrotat e makinës ofron një gamë mbi 400 kilometra me një ngarkesë të vetme.

Do të ketë një prodhim prej 408 kuajfuqish dhe bateria ngarkon në 80 përqind të kapacitetit të saj brenda 40 minutave në një sistem të ngarkuesit të shpejtë. Megjithatë, vetura nuk ka marrë ende një vlerësim zyrtar të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA).

Volvo nuk tregoi çmimet në këtë ngjarje, megjithëse porositë e para tashmë kanë filluar me çmimim prej 1.000 dollarë. Drejtori i Përgjithshëm i Amerikës së Veriut të Volvo Car, Anders Gustafson ka thënë se XC40 elektrike mund të vijë me çmimi prej 50,000 dollarë, ose rreth 48,000 dollarë pas stimujve.

Volvo thotë se pret që XC40 Recharge të dalë në shitje në SHBA në tremujorin e katërt të vitit 2020.