Trump i thotë Erdoganit: “Mos u bëjë budalla”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dërguar një letër Presidentit të Turqisë, Recep Tajip Erdogan në lidhje me sulmet në Siri, duke i thënë që mos të bëhet budalla por të gjendet një marrëveshje.

“Le të punojmë për një marrëveshje të mirë!”, shkroi Trump në letrën e datës 9 tetor, vërtetësia e së cilës u konfirmua në media të ndryshme nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe lidhur me këtë letër, të cilën disa e kanë quajtur “të çuditshme”, ka pasur disa reagime edhe brenda SHBA-së.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e vendosi letrën e presidentit amerikan Donald Trump “në koshin për mbeturina”, shkruan BBC.

Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, Turqia filloi sulmet duke pasur për cak kryesor, Kurdët. Në letrën e datës 9 tetor, dërguar pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Siria, Trump i tha Erdogan: “… Mos u bëj budalla!”

Në ditën kur u mor letra, Turqia nisi një ofensivë ndërkufitare kundër forcave të drejtuara nga kurdët.

“Le të punojmë për një marrëveshje të mirë! Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – dhe unë do ta bëj”, i kishte shkruar Trump në letër.

Si përgjigje, burimet presidenciale turke thanë: “Presidenti Erdogan e pranoi letrën, e injoroi tërësisht dhe e futi në ‘kosh të mbeturinave’”.

Ndryshe rreth letrës së presidentit Trump ka pasur edhe reagime nga brenda dhe jashtë SHBA-së. Letra ka nxitur aq reagime sa që shpeshherë njerëzit kanë vënë në dyshim edhe vërtetësinë e saj.

Kremlini i Vladimir Putinit ka vënë në dyshim tonin e një letre të dërguar nga Presidenti amerikan Donald Trump drejtuar homologut të tij turk, Tayip Erdogan, të cilën e quante jashtëzakonisht të pazakontë për korrespodencë midis krerëve të shteteve.

“Ju nuk hasni shpesh një gjuhë të tillë në korrespodencë midis krerëve të shteteve. Është një letër shumë e pazakontë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve në një konferencë.