Shkatërrohet marijuana e mbjellur në Koshare

Njësiti anti-drogë në Gjakovë ka shkatërruar 250 rrënjë bimë të llojit Marijuanë të gjetura në Koshare.

Një aksion është ndërmarrë më 16 tetor 2019 nga ana e policisë,  njësitit anti-drogë, së bashku me prokurorinë themelore të Gjakovës duke shkatërruar një plantazh të mbjellur me marijuanë.

“Bimët kanë qenë te gjata afërsisht 1 deri në 3 metra, dhe aksioni për shkatërrimin e tyre ka zgjatur nga ora 14:00 deri në orën 17:00. Po ashtu, janë marrë mostra për ekzaminim të mëtutjeshëm, kurse për momentin nuk kemi ndonjë person të dyshuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, policia janë në kërkim të zbulimit të kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale”, thuhet nga prokuroria.

Gjithashtu, më 14 tetor 2019,  në Koshare, në afërsi të zonës kufitare Kosovë-Shqipëri, nga një aksion tjetër i policisë, janë gjetur afro 5. 000 rrënjë kanabis, ku me urdhër të prokurorit janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, po ashtu me urdhër të tij policia janë në kërkim të zbulimit edhe të këtij rasti.