Siria në luftë por futbollin nuk e ndal

Siria në këto momente po shënon fitore ndaj Guamit me rezultat 2 me 0. Ndeshja po luhet në stadiumin Maktoum bin Rashid Al Maktoum në Dubai.

Sulmet e fundit në Siri nga ana e Turqisë, e cila po i bombardon caqet Kurde në veri të vendit, nuk po e ndal kombëtaren e këtij shteti që të luajë në kuadër të kupës së Azisë.

Është minuta e 60-të e ndeshjes dhe Sirianët janë në epërsi me rezultat 2:0. Ndeshja po zhvillohet në Dubai në stadiumin nën direktivën e trajnerit gjerman 70 vjeçar, Bernd Stange.

Ndeshja e kësaj kombëtareje nën këto kushte të vendit mund të konsiderohet si luksoze. Por, ekipi ka vendosur që t’i kthejë buzëqeshjen në vendin të cilin e ka kapluar lufta civile tashmë teë vjeçare.