Kosova një hap më afër kualifikimit EURO 2020

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka shënuar fitore bindëse ndaj Malit të Zi. Ndeshja ishte në posedim të Dardanëve të cilët rrezikuan shumë herë portën e kundërshtarit.

Mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës nxorri edhe tre pikë të tjera ndaj Malit të Zi, me rezultat 2:0, duke krijuar kështu 11 pikë në grupin A. Me tre pikë të fituara, Kosova i afrohet vendit të dytë, Republikës Çeke e cila i ka 12 pikë, ndërsa Anglia në vendin e parë me 15 pikë, ndeshje këto për kualifikimet në EURO 2020.

Ndeshja e radhës pritet të mbahet më 14 nëntor, në Çeki. Tre pikët e fituara nga kjo ndeshje do t’i mundësonte Dardanët që të ecin tutje në faza tjera kualifikuese.

Ndeshja e mbrëmsh ishte e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, e cila shkoi në mënyrën më të mirë për ekipin tonë, me një dominim fantastik nga fillimi deri në fund, ku rezultati ka mundur të jetë më i lartë në shumë raste.

Me të filluar ndeshja në minutën e 10-të, Kosova kaloi në epërsi me një gol të mbrojtësit Amri Rrahmani me kokë, pas harkimit nga këndi të Bersant Celinës (1-0).

Pas një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 35-të, ku Florent Hadërgjonaj pason bukur te Vedat Muriqi që shënon pas dy tentimeve, duke kaluar në 2:0.