Udhëheqësit e Katalonias dënohen për kryengritje nga gjykata spanjolle

Gjykata e Lartë e Spanjës ka dënuar nëntë liderët separatistë katalunas në mes nëntë dhe 13 vjet burg për shkak të rolit të tyre për kryengritjte në një referendum pavarësie më 2017.

Tre të pandehurit e tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje dhe u gjobitën, por nuk do të vuajnë dënimet me burg.

Të 12 politikanët dhe aktivistët i kishin mohuar të gjitha akuzat. Separatistët në Kataloni po planifikonin mosbindje masive civile përpara vendimit.

Carles Puigdemont, ish-presidenti Katalanas që shpëtoi nga gjyqi pasi iku nga Spanjë në vitin 2017, tha se dënimet e dhëna drejtuesve separatistë të “100 vjetëve në total” ishin “një mizori”.

“Tani më shumë se kurrë … është koha të reagojmë si kurrë më parë,” shkroi ai në Twitter, duke shtuar: “Për të ardhmen e djemve dhe vajzave tona. Për demokracinë. Për Evropën. Për Kataloninë.”

Nëntë nga të pandehurit kishin kaluar muaj me radhë në paraburgimin. Tre të tjerët u liruan më parë me kusht.

Të dënuarit janë: Oriol Junqueras, ish-zëvendës president i Katalonisë; Jordi Cuixart, Carme Forcadell, ish-kryeparlamentarja e Katalonisë; Jordi Turull, ish zëdhënës i qeverisë; Joaquim Forn, ish ministër i punëve të brendshme të Katalonisë; Jordi Sànchez, ish-president i Asamblesë Komëbtare të Katalonisë; Raul Romeva, ish ministër i marrëdhënieve me jashtë; Dolors Bassa, ish ministre e punës; Josep Rull, ish ministër i territorit; Carles Mundo, ish ministër i drejtësisë; Meritxell Borràs, ish ministër i qeverisjes; dhe Santi Vila, ish ministër i ekonomisë.