Fundjava me diell në Kosovë

Fushat e presionit të lartë kanë filluar të fuqizohen mbi rajonin tonë, e që ditëve në vijim do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të thatë dhe kryesisht me diell.

Ndërkohë nga Mesdheu do të shtrihen masa të ngrohta ajrore që do të rrisin ndjeshëm temperaturat mbi vlera mesatare.

12.10-13.10 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

14.10-15.10 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

16.10 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri në 10C, e maksimalet nga 24C deri në 26C.

Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të filloj të zbres afër këtyre vlerave.