Labinot Tahiri tregon se a e kaluar pragun për të qenë deputet

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Labinot Tahiri, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një njoftimi në ‘Instagram’,ka treguar që nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ka thënë se aktivitetine tij do ta vazhdojë tutje por tashmë jashtë Kuvendit.

“Përshëndetje njerëz të mirë. Po vazhdoj të mbaj balancimin, në mes të drejtësisë dhe padrejtësisë. Bëhet mirë!
Njeriu lind dhe ndërtohet për kohën që do ti viej në qastet e duhura! Sikurse brenda kuvendit, tani edhe jasht kuvendit, do jem gjithmonë shërbetorë i njerëzve tanë! Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri.