Nobelisti Handke iu thotë kosovarëve të shkojnë në ferr

Shkrimtari austriak, Peter Handke i është drejtuar turmës protestuese duke iu thënë që të shkojnë në ferr “atje ku jeni tashmë”.

Fituesi i çmimit nobel për letërsi, Peter Handke është ballafaquar me një turmë protestuesish që kundërshtonin çmimin e fituar për shkak të, ndër të tjera, mohimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe miqësisë së tij me kasapin Sllobodan Millosheviq.

Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video në rrjetin social Tëitter ku shihet fituesi i cmimit “Nobel” për letërsi Peter Handke, teksa ju drejtohet të mbijetuarve kosovarë dhe boshnjakë me fjalët: “Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!”

Ndërkohë turma i drejtohej me fjalët “Fashist, fashist” shkrimtarit i cili shoqërohej nga gruaja e tij e cila mundohej të i kundërpërgjigjej masës.

Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.