Kosova fiton miqësoren ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja e Kosovës shënon fitore në miqësoren ndaj Gjibraltarit me rezultat 1:0.

Ndeshja kundër Gjilbraltarit ishte miqësore dhe Kosova që nga minuta e parë ishte në ofansivë duke shënuar tentime të shumta për gol.

Goli i fitores u shënua nga Florent Hasani, në pjesën e dytë të ndeshjes, respektivisht në minutën e 69-të.

Një trajnim i mirë për kombëtaren e Kosovës para ndeshjes me Malin e Zi, një sfidë kualifikuese e që do të luhet më 14 tetor, në Prishtinë.