AIR JORDAN

Foto e Michael Jordan e bërë më 1984 për magazinën Life e bërë nga Jacobus ‘Co” Rentmeester. Ai ka shkrepur momentin në ngjitjen në ajër të yllit të basketbollit për një ‘gozhdim’, me këmbët e ndara si balerin dhe krahu i majtë që i kap yjet. Nike ka paguar 150 dollarë autorin e fotografisë për përdorim të përkohshëm duke u bërë përfundimisht një nga ikonat e atleteve të kësaj kompanie, Air Jordan. Kjo markë vetëm në vitin 2014 ka fituar 3.2 miliardë dollarë. Rentmeester, ndërkohë, ka paditur Nike për shkelje të të drejtave të autorit. Pavarësisht nga rezultati, është e qartë që imazhi i tij kap ngjitjen e famshme të sportit në një biznes multibilion dollarësh, dhe akoma po shitet.