Grenell takon Kurtin, Mustafën e Osmanin

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell ka takuar sot Albin Kurtin e më vonë edhe Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin.

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Richard Grenell ka takuar edhe dy udhëheqësit e partive të para në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti dhe Isa Mustafa i cili ishte me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin.

Takimet ishin të ndara dhe janë mbajtur në ambasadën e re amerikane në Prishtinë. Asnjëra nga palët nuk është deklaruar para mediave atje.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.