Emisari Grenell pret rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Zyra e Presidentit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën thuhet se emisari special i Presidentit të SHBA-së, Richard Grenell pret së shpejti rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot me emisarin special të Presidentit të SHBA’së për dialogun, Richard Grenell por nuk kanë mbajtur konferencë për shtyp, shkruan Media Kosova.

Sipas njoftimit të Presidentit Thaçi, Grenell ka ka shprehur pritjet e tij që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë së shpejti dhe të gjendet një zgjidhje finale.

Kjo marrëveshje e arritur, sipas Grenell, do të kishte impakt pozitiv për zhvillimin e gjithë rajonit.

Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”, thuhet në komunikatë.

“Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë”, tha Thaçi.

Për këtë takim ka shkruar në Tëitter edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim Thaçi-Grenell.

 “I dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe liderët tjerë të Kosovës për të ndihmuar në arritjen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett në tëitter.