Crvena Zvezda nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Delegacioni i Crvena Zvezdas, i udhëhequr nga Zvezdan Terzic, dhe tifozët nuk u lejuan të hyjnë në Kosovës në vendkalimin në Jarinje.  dhe kjo sipas tij ishte një vendim që u mor nga Qeveria e Kosovës dhe është fitore për Serbinë.

Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, por u kthyen mbrapa nga Policia e Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i klubit serb në një intervistë joformale tha se qeveria e Kosovës e kishte ndaluar ndeshjen dhe se kjo është një fitore për shtetin dhe klubin e tyre.

Crvena Zvezda ka pasur të luajë kundër ekipit të Mitrovicës veriore, Trepça, ndeshje në kuadër të kupës së Serbisë.