Vuçiq i lumtur me fitoren e Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës

Presidenti i Serbisë tha se kjo është një ndër fitoret e tij më të parapëlqyera. Ai kumtoi lajmin se Lista Serbe ka fituar 98.87 për qind të votave të komunitetit serb në zgjedhjet e Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq se përkundër pengesave dhe presioneve që i janë bërë Listës Serbe, kjo parti ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e Kosovës.

“Kam marrë pjesë në shumë fitore deri më tani, në shumë zgjedhje […] por edhe në zgjedhjet presidenciale, por kjo është një ndër fitoret më të parapëlqyera të krijuara në situatat më të vështira”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se presioni i madh është bërë në ato zgjedhje që të fitojnë serbët të cilët nuk do ti përfaqësonin interesat e Serbëve.

“Por do t’i shërbenin interesat e Thaçit, Haradinajt, Kurtit e Mustafës”, tha Vuçiq nw konferencën gati 20 minutëshe.

Në më shumë se 95 për qind të votave të numëruara nga KQZ, Lista Serbe ka mbledh 47.577 vota, ose 6.23 për qind të votave të përgjithshme.