Shiten krejt biletat për ndeshjen Kosovë-Mali i Zi, dalin në shitje në tregun e zi

Tifozët kosovarë ankohen se nuk ka bileta për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi. Ata janë të zemëruar se pse bileta të shumta gjenden në tregun e zi.

Biletat për takimin me Malin e Zi janë shitur pak çaste më parë, mirëpo tifozët po ankohen se ato më shumë po shiten në tregun e zi dhe jo në ueb faqen “tiks.app”.

Tashmë është e konfirmuar se biletat që disa persona arrijnë t’i marrin për ndeshjet që i zhvillon Kosova, dalin menjëherë në treg të zi, mirëpo edhe në faqen “MerrJep.com”. Nuk mungojnë as ato për miqësoren ndaj Gjibraltarit.

Ndeshja që zhvillohet më 14 tetor, do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për kualifikimet në Euro 2020.

Por, para se ‘Dardanët’ të përballen me malazezët, fillimisht do ta zhvillojnë miqësoren ndaj Gjibraltarit më 10 tetor.