Kombëtarja e Kosovës në futboll fillon stërvitjet

Kosova po e zhvillon seancën e parë stërvitore për dy ndeshjet e tetorit, miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Malit të Zi.

Në stërvitje të pranishëm janë 16 futbollistë. Mungojnë lojtarët që kanë qenë të angazhuar me ekipet e tyre të dielën, raporton KTV.

Të pranishëm janë: Muriqi, Nuhiu, Muriq, Shala, Valon Berisha, Bernard Berisha, Zhegrova, Paqarada, Muslija, Rrahmani, Rashani, Kololli, Hadërgjonaj, Hasani, Xhemajli e Voca.

Mesfushori Herolind Shala është i ndarë nga grupi. Ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm. Ai po stërvitet i veçuar nga grupi.