Osmani thotë se duhen numëruar të gjitha votat për të diturin fituesin e zgjedhjeve

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministër nga LDK tha se duhet të pritet që të numërohen votat me kusht dhe ato të diasporës, e pastaj të shpallet fituesi.

Në një konfernecë për shtyp, Vjosa Osmani falënderoi qytetarët e Kosovvës për pjekurinë politike që kanë treguar në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

“Sonte nuk mund të shpallet fituesi, të presim numërimin e votave me kusht dhe votave të mërgatës,” tha Osmani.

Osmani shtoi se duhet të rishikohet programi zgjedhor kur u pyet për ndonjë koalicion të mundshëm.