(E përditësuar) LVV del e para, mbi 2 mijë vota më shumë se LDK

(E përditësuar) – Nga numërimi i mëtejshëm i votave nga KQZ, LVV del në epërsi ndaj LDK-së.

LVV prin me 130.699, LDK me 128.990, PDK me 110.575, AAK/PSD 60.193 dhe NISMA/AKR me 26.712 vota.

21:40 – KQZ deri tash ka numëruar mbi 54 për qind e votave në nivel vendi.

Nga ky numër e mban LDK-në të parën me 104.959 vota, ndërsa pas saj është Vetëvendosje me 104.578 vota.

E treta është PDK-ja me 91.398 vota.