NISMA poshtë pragut zgjedhor, mbi 93 për qind e votave të numëruara

NISMA ra poshtë pragut zgjedhor, me 4.96 për qind, kur votat e numëruara kaluan 93 për qindëshin nga ana e KQZ-së.

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj mbajti një konferencë për shtyp dhe u shprehu mirënjohjes qytetarëve për kontributin e dhënë në zgjedhje të lira e demokratike.

Ai më herët kishte postuar në facebook duke thënë se në bazë të të gjitha raporteve ‘kemi shtatë deputetë dhe po presim deputetin e tetë’.

NISMA si duket nuk do të ketë gjasa që të kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind. Nga numërimi i votave që po përditësohet nga KQZ, 92.85 për qind, NISMA ka 4.95 për qind të votave.