Kadri Veseli pranon humbjen e zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për shtyp sonte pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe theksoi se partia do të dal në opozitë.

Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga PDK tha sonte se kjo parti po kalon në opozitë.

“Kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam. Qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne do ta pranojmë”, tha Veseli në një prononcim të shkurtër para medieve në Prishtinë.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët duke thënë se fushata zgjedhore ishte e veçantë për të dhe se të gjithë aktivistët e partisë të ndjehen krenar me punën që kanë bërë.